Stela rikthehet në treg/ Shije e rafinuar dhe paketim i ri nga mjeshtri italian Roberto Cavalli

Birra Stela rikthehet me një shije të rafinuar dhe identitet të forcuar, falë recetës së mjeshtrit italian Roberto Cavalli.

E prodhuar që në vitit 1994 nga Stefani & Co, tashmë pjesë e Eurolab International Group, ajo vjen me standarde moderne dhe cilësi të ngritur, në një fazë të re zhvillimi.

Teknologjitë e reja dhe sistemet e kontrollit inteligjent ndërthurin traditën me inovacionin modern.

Me eksperiencë të gjatë në birrarinë legjendare Peroni, Cavalli ka ruajtur bazën e Stelës origjinale, por ka përmirësuar përzgjedhjen e lëndëve të para dhe procesin e prodhimit.

Roberto Cavalli: “Ne ruajtëm shtyllën kurrizore të Stelës, por ndryshuam lëndët e para dhe procesin, duke zgjedhur maltin më cilësor.”

Në formulën e re është ndryshuar lloji i elbit dhe është investuar në paketim të ri, për të garantuar mbrojtje maksimale nga drita dhe oksigjeni.

Roberto Cavalli: “Paketimi i ri ka si objektiv mbrojtjen e birrës deri në momentin kur shijohet nga konsumatori.”

Birra vjen nga një fermentim më i gjatë, me 4.6% alkool në volum, duke krijuar një shije më të plotë dhe të balancuar.

Roberto Cavalli: “Është një birrë e vërtetë. Kur e provon, dëshiron një tjetër.”

Investimet do të vazhdojnë me prodhimin e varieteteve të reja, përfshirë birrë joalkoolike dhe paketime të dedikuara për çdo rast konsumimi.

Që nga fundi i vitit 2025, Stela e re është prezente në supermarketet dhe baret në të gjithë vendin.

“Dy armiqtë më të këqij të birrës janë oksigjeni dhe drita. Dhe mënyra më e mirë për të shijuar birrën tuaj të parë: qëndroni së bashku dhe shijoni një Stela!”