APLIKIMI I KREMIT TË DIELLIT NË DIMER/ Dermatologia Hajro: SPF përditë, në çdo stinë i domosdoshëm
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2026, 09:48
Edhe në ditët e ftohta, me vranësira apo shi, rrezatimi ultraviolet vazhdon të depërtojë në lëkurë.
Sipas dermatologes Dorina Hajro, mbrojtja nga dielli duhet të jetë pjesë e rutinës sonë të përditshme gjatë gjithë vitit.
Specialistët rekomandojnë përdorimin e një kremi sipas tipit të lëkurës, për të shmangur irritimet apo shfaqjen e akneve.
Kremi i diellit këshillohet për të gjitha moshat, përfshirë edhe fëmijët, sidomos gjatë ekspozimit në ambiente të hapura apo në plazh.
Dermatologët apelojnë që mbrojtja nga dielli të bëhet pjesë e rutinës së përditshme, pasi moskujdesi mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin e lëkurës në të ardhmen.
