VIDEO/ Floriana Garo: Rashë në dashuri me një mesazh, pse zgjodha Berishën në politikë, sekreti i tij…

“Late Night N’Bllok” është një format modern i rrëfimit të personazheve, i realizuar në zemër të Tiranës urbane në Bllok, aty ku jetojnë historitë, ambiciet dhe kontrastet e këtij qyteti.

Çdo episod sjell të ftuar që kanë ndikim në kulturën, mendimet dhe ritmin e jetës së sotme shqiptare: artistë, politikanë, sipërmarrës, krijues, sportistë, dhe profile të reja që po formësojnë skenën publike.

Dhe e tillë ishte edhe intervista me Floriana Garon, zëdhënësja për mediat e kryedemokratit Sali Berisha.

Përballë moderatorit Drini Zeqos, Garo foli pa filtra për dashurinë e jetës së saj dhe pse zgjodhi të bashkëpunonte me z. Berisha në jetën e saj.