Vokshi: Arkitektura, profesioni më i bukur dhe më i lodhshmi në botë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2026, 20:03
"N' Qytet me Maksin", është podcasti më i ri realizuar mbi arkitekturën, urbanistikën dhe elementët e lidhura me to, realizuar nga arkitekti Maks Kola.
Një prej të ftuarve në këtë podcast ishte arkitekti Armand Vokshi, i cili ndau përvojën e tij mbi pasionin, sfidat dhe sakrificat që kërkon profesioni i tij.
"Kemi zgjedhur profesionin më të bukur në botë, por dhe më i lodhshmi gjithashtu. Kur kthen kohën mbrapa, mund të jetë i kënaqur me disa gjëra, por në fakt është një mund i madh.
Vetë shkolla është një mund i madh, jo vetëm kaq por edhe fillesat e profesionit, heqim shumë nga pjesa e jetës, heqim nga familja, nga koha e lirë, por gjithsesi në fund kënaqesh", u shpreh ndër të tjera Vokshi.
