Kote rrëfen historinë e arkitekturës shqiptare: Formimi i saj nisi gradualisht nga Fakulteti i Inxhinierisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2026, 19:55
"N' Qytet me Maksin", është podcasti më i ri realizuar mbi arkitekturën, urbanistikën dhe elementët e lidhura me to, realizuar nga arkitekti Maks Kola.
Një ndër të ftuarit ishte dhe prof. Robert Kote, një nga pedagogët që kanë kontribuar gjeneratave të ndryshme të arkitektëve shqiptarë, të dalë nga bankat e Fau.
"Formimi i arkitekturës është bërë gradualisht. Është bërë në kuadrin e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, që kishte ndërtim, mekanikë, elektriken etj.
Në këtë kuadër, dega jonë ishte e ndërtimit. Kishim një shefe, që ishte kryetarja e degës së ndërtimit.
Pra, ishin këto degë të ndryshme. Si shkollë, arkitektura është krijuar shumë më vonë", u shpreh ndër të tjera Kote.
