VIDEO/ Pamje shqetësuese në banesën e Elton Tozajt, gazetari: Mjaft është mjaft!

Elton Tozaj duket se po përballet sërish me një situatë shqetësuese, teksa siguria e tij personale raportohet të jetë cënuar për herë të tretë brenda pak javësh.

Pas denoncimit publik për një sulm fizik brutal në autostradë, ku, sipas tij, rrezikoi seriozisht shikimin dhe më pas gjetjes së një bidoni me benzinë në pragun e banesës, Tozaj ka publikuar prova të reja që shtojnë shqetësimin.

Përmes llogarisë së tij në Instagram, gazetari ka shpërndarë pamje nga kamerat e sigurisë së pallatit ku banon. Në videon, e cila mban datën 24 shkurt 2026, shfaqet një person i maskuar me kapuç, duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë në shkallët që çojnë drejt apartamentit të tij.

Sipas pamjeve të publikuara, individi tenton të ngjisë shkallët duke u siguruar që fytyra e tij të mos identifikohet nga kamerat.

Reagimi i Tozajt ka qenë i menjëhershëm. Krahas videos, ai ka shkruar:

“3 video si vazhdon tentohet të sulmohet shtëpia ime! Mjaft është Mjaft!”

Kjo deklaratë publike shihet si një thirrje alarmi drejtuar institucioneve përgjegjëse, ndërsa situata duket se po merr përmasa gjithnjë e më serioze.

Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e fundit. Megjithatë, seria e episodeve të raportuara:

nga sulmi fizik deri te tentativat e dyshuara pranë banesës, ka ngritur pikëpyetje të forta mbi sigurinë e gazetarit dhe nevojën për hetim të thelluar të rastit.

Ngjarja pritet të ndiqet me vëmendje, ndërsa opinioni publik kërkon sqarime dhe masa konkrete për garantimin e sigurisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elton Maksi Tozaj (@elton.m.tozaj)