“Ka për t’a fikur Juelën”/ Miri për Gretën: Ka super fat, do ketë biletë...

Në prime-n e së martës, Juela u vendos përpara Kutisë së Pandorës, ku kishte të drejtë të dërgonte tre banorë në nominim. Ajo tha emrat e Gretës, Selin dhe Gimbos. Ndërkohë atyre u bashkëngjitet edhe Rogerti, i cili është në nominim të përhershëm.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Miri teksa po bisedonte me Alesion, Shëndritin, Artanin dhe Markon, u shpreh se Greta ka super fat dhe do të ketë biletë kthimi.

Ndërkohë Marko u shpreh se nëse kthehet “ka për t’a fikur Juelën”.

Miri: Është njeri me fat ajo, ka super fat. E ça ndodh, ajo ka biletë kthimi

Miri: Greta ka biletë kthimi dhe kush ja ka dhënë? Baby G që çfarë nuk i tha, nuk e bënë as lider.

Marko: Ku e di ti që ka biletë kthimi?

Shëndriti: 8 bileta shpërndau

Miri: Erdhi Baby G dhe i dha Artanit, Selin dhe Gretës.

Marko: Ka për ta fikur Juelën, Greta kthehet prapë.