EMRAT/ Tentuan të kalonin në kufirin e Merdarës 1 milion € të padeklaruara, arrestohen tre persona mes tyre dhe efektiv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2026, 19:00
Një vlerë prej 1 milion eurove të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni janë gjetur nga zyrtarët e Doganës dhe policët kufitarë në Merdarë.
Vlera milionëshe e cila nuk ishte deklaruar fillimisht ishte vërejtur nga skanerët dixhitalë me rreze X të Doganës së Kosovës.
Mësohen detaje në lidhje me personat e dyshuar të cilët po fusnin brenda Kosovës 1 milion euro të padeklaruara te autoritetet doganore.
Bëhet me dije se, të dyshuarit janë Ardit Laska, polic në radhët e Policisë së Shtetit në Shqipëri; Ahmet Kaziu dhe Etnik Ahmaxhokaj.
