PËRMBYTJE MASIVE NË GREQI/ Dalja e lumenjve nga shtrati, tokat bujqësore në kufirin Evros nën ujë

Në kufirin midis Greqisë dhe Turqisë, lumi Evros ka kaluar kufijtë e zakonshëm të rrjedhjes pas shirave intensive ditët e fundit, duke shkaktuar përmbytje që kanë zhytur mijra hektarë tokë bujqësore dhe zona të ulëta rurale në zonën e Soufli dhe më gjerë.

Një prishje e një mbrojtjeje të brigjeve në Kornofolia, në jug të Soufli, çoi ujrat e rrjedhshëm drejt fushës së ulët, duke përmbytur mbi 1000 akra me kultura të mbjella dhe disa komunitete përreth.

Autoritetet lokale knaë vendosur një ndalim të plotë të qarkullimit nëë zonat e prekura për të parandaluar aksidentet, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile po punojë pa pushim, sepse nivelet e ujit mbeten kritike për shumë basebne lumore në rajon.

Kryetari i Bashkisë së Soufli, Panagiotis Kalakikos shprehu shqetësim të vecantë për komunitetin e Lavra në veri të Lumit, duke thënë se parashikimet e motit për Greqinë veriore dhe Bullgarinë parashikojnë reshje të tjera 48 orët e ardhshm , të cilat mund ta përkeqësojnë më tej situatën.

Përvec anës Greke përmbyytje janë raportuar edhe brigjet lindore të Evrosit (i njohur si Meric në Turqi),  duke prekur zona rreth Edirnesë, ndërsa dëshmitë tregojnë se fenomeni është gati universal në gjithë rrjedhën e lumit.

Situata ka nxjerrë në pah nevojën urgjente për ndërhyrje dhe projekte afatgjata, ndërkohë autoritetet Greke e kanë vendosur rajonin e Evrosit në alarmin ‘Red Code’ duke tehksuar rreziikun e përmbytjeve dhe duke mobilizuar strukturat civile të emergjencës deri të premten e ardhshme.