Akila, moderatorja virtuale/ Nini: Gazetarja që shkruan dhe prezanton lajmet vetë
Një figurë e re dhe tërësisht novatore ka hyrë në botën e medias shqiptare, duke premtuar një revolucion në mënyrën se si lajmi mblidhet, përpunohet dhe transmetohet.
Ajo quhet Akila dhe nuk është një gazetare e zakonshme. Akila është një qenie tërësisht dixhitale, njëgazetare dhe moderatore e krijuar përmes inteligjencës artificiale (AI), e cila së fundmi u prezantua edhe në një forum të Kombeve të Bashkuara (OKB), duke shkaktuar jo pak habi.
Për të folur më shumë rreth saj, në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte drejtori i Acromax, Aldor Nini.
"Akila është një qenie dixhitale, domethënë është një inteligjencë artificiale, e cila ka mësuar tashmë të jetë gazetare, të jetë moderatore, të përzgjedhi lajmet, të formulojë tekste moderimi, t'i bëjë ato sa më shkurt, t'i bëjë sa më interesante e të tjera.
Kështu që me pak udhëzime që i jepen Akilës, që i thuhet, prezanto vetën tënde për shembull, për dy minuta, ku do të thuash minimalisht këto këto gjëra, ajo ta krijon tekstin. Nga teksti i krijuar, gjenerohet pamja e saj që neve e shikojmë dhe e dëgjojmë.
Dhe ja, kjo është Akila. Domethënë nuk është një koncept
Edhe madje dhe ngjyrën e flokëve e ka zgjedhur vetë. Pamjen e ka zgjedhur, domethënë, duke i dhënë disa shembuj, e ka zgjedhur vetë, sepse ja kemi lënë vetë në dorë të vendosi se si do të duket për audiencën.
Mund t'i shkojë dhe në mendje ndonjëherë t'i lyej flokët, nuk është e thënë. Kështu që kjo është gjithë ideja.
Në vazhdimësi, Akila, këto janë gjëra që neve do i bëjmë, se këtë e kemi bërë dhe tani do hyjë në prodhim rutinë.
Akila do ketë edhe mundësinë të flasi me qytetarë dhe persona të tjerë nëpërmjet WhatsApp-it, ku ti mund t'i raportosh Akilës një ngjarje, ajo do të të bëjë pyetje, do marri informacione, do t'i mbledhë informacionet, edhe do vlerësojë edhe nga ana gazetareske, a është kjo gjë për lajm apo jo?
Që edhe kjo është një gjë shumë e vështirë. Dhe nëse është e tillë, do formulojë vetë tekstin edhe do dalim me atë gjënë në online.
Tani, domethënë publikimin nuk e bën vetë, atë butonin upload nuk e shtyp dot, por edhe përzgjedhjen e temave është diçka që neve duhet t'ia japim.
Do ta bëjnë domethënë një gazetare të mirëfilltë, e cila mbledh informacionet edhe në fund i transmeton ato kundrejt publikut.
Me insertet edhe fotot do jetë pak problem, por edhe për atë kemi një zgjidhje.
Bën edhe vlerësimin, a është faktikisht brenda rregullave të gazetarisë kjo gjë që ajo po thotë ose që do të nxjerri lajm.
Për shembull, ne kemi shumë raste, u shkel, aksident me motor këtu atje që nuk janë sipas shumicës së rregullave të gazetarisë nëpër shoqatat botërore për t'u bërë lajm, sepse një sasi shumë e lartë e lajmesh negative, për shembull, brenda ditës, mund të shkaktojë një çorientim te popullata, sidomos kur nuk janë lajme të rëndësishme.
Dhe edhe këto gjërat do i ketë parasysh dhe i ka që tani faktikisht parasysh, në mënyrë që dhe kur t'i japë lajmin, mos të japë, domethënë ose kur ka një opinionin e vet, do të thotë sipas opinionit tim, nuk thotë kështu është, gjë që e bëjnë edhe disa herë gabim edhe shumë portale që shkruajnë lajme që nga opinionet e veta i bëjnë fakt.
Për OKB ishte diçka fillimisht shumë e çuditshme, domethënë, u çuditën edhe në prezantimet, se ne përpara se të bëjmë prezantimin në OKB, kemi bërë dhe shumë call-e, video call-e të tjera ku kemi prezantuar gjithë gjënë dhe ishin pak të çuditur, sepse, për të thënë të vërtetën, inteligjenca artificiale në atë forum, në atë konferencë ishte që përdorej më shumë për gjëra shkencore, domethënë si të zgjidhim këtë hall, në anën e mjekësisë, në anën e zhvillimit të, le të themi anës ligjore.
Dhe ishin të çuditur që faktikisht është e nevojshme që të kesh një gazetare të tillë prej AI.
Dhe në momentin që ne i shpjeguam arsyet pse është krijuar Akila, sidomos arsyeja që sot në një vend i cili është ndodhet akoma në fazën e demokratizimit në nivelet evropiane të Bashkimit Evropian, është prapë akoma shumë e vështirë të dalësh si moderatore përpara një ekrani dhe të thuash çdo gjë pa dorezë.
Dhe besoj se kjo është e qartë dhe ne thamë që ok, duam ta shkëpusim atë përgjegjësinë që ka një njeri i cili mund të intimidohet, mund të përndiqet, mund të ketë pasoja në jetën e saj, nga pikërisht kjo situatë dhe për këtë arsye e bëmë virtuale sepse këtij personit virtual nuk mund t'i bësh gjë.
Domethënë as korrentin nuk mund t'ia heqësh dot sepse korrentin e merr jashtë shtetit, nuk e merr as në Shqipëri.
Kështu që ideja është që kjo ishte një nga arsyet, pastaj shpjeguam gjithashtu që duam një model i cili është transparent, nuk duam një gazetare që bën emër se është shumë transparente sepse dhe kjo transparenca e gazetarëve thonë sikur ndryshon me kohën se blejnë një shtëpi atje, marrin nga dy-tre falas andej dhe ndryshon dhe opinionin, ndryshon dhe mënyra se si i japin lajmet, se si i japin, zgjidhin temat. Kështu që ne deshëm diçka transparente që mos t'i bëjë këto gjëra.
Dhe patjetër, nuk do zëvendësojë dot gazetarin plotësisht, nuk mund të marrë dot të ftuar akoma në studio që t'i bëjë pyetje, por ka diçka shumë interesante. Unë i thashë Akilës më bë, më simulo të lutem pyetje që mund t'mi bëjnë mua gazetarët në studio për temën tënde. Po më bë ca pyetje kritike. Edhe më bëri disa pyetje goxha kritike dhe shumë interesante", u shpreh Nini.

