“Është xheloze”/ Lorna 'shpërthen' ndaj Selinit: Vazhdimisht gënjen

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Lorna Hysa, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, ku foli për rrugëtimin dhe raportet e saj brenda shtëpisë.

Gjatë intervistës, Lorna sqaroi se mes saj dhe Mirit nuk ka pasur asnjëherë diçka më shumë dhe as nuk ka aktualisht.

Ajo gjithashtu u ndal edhe te përmendjet e vazhdueshme nga ana e Selinës, duke theksuar se nuk e kupton arsyen e kësaj sjelljeje.

Lorna u shpreh se e mirëkupton përmendjen e emrit të saj për shkak të lojës që kanë pasur së bashku, por jo shtrembërimin e fakteve.

“Jo, unë nuk thashë që është xheloze por i pëlqen që të më përmendë vazhdimisht. Nuk e di se çfarë ndjen Selin. Kur isha brenda në lojë mendoja okej ndoshta më shikon si rrezik për aleancë ose një person që do ta nxjerrë jashtë. Ndërsa jashtë unë nuk e kam pritur që edhe deri dje sepse prapë vazhdon që të më përmendë ajo të thotë edhe në Prime: “Lorna, Lorna, Lorna.” Unë e mirëkuptoj nëse ajo më përmend mua sepse kemi patur le të themi lojën së bashku. Por vazhdimisht ka këtë tendecën që kur zihet me Mirin të thotë: “Sepse Lorna shoqja jote…”

Jam dakord që më përmend, por pse shton gjëra që janë të paqena. Unë nuk kam mundësi që t’i kthej përgjigje sepse po të isha, 30 minuta e shikonte ajo se çfarë përgjigje do t’i ktheja. Do t’i thoja që po gënjen, nuk po thotë një të vërtetë. Vazhdimisht gënjen, unë e mirëkuptoj nëse thotë një të vërtetë, por nëse ti po gënjen është komplet gënjeshtër,” u shpreh Lorna.