Ky frut i kuq është “armë sekrete” për imunitetin dhe zemrën

E kuqe, e ëmbël dhe plot aromë, luleshtrydhja nuk është vetëm një tundim i shijshëm pranveror.

Ajo konsiderohet nga ekspertët si një nga frutat më të pasura me vlera ushqyese, që ndihmojnë organizmin në shumë nivele. Ja katër arsye pse duhet ta përfshini më shpesh në dietën tuaj: Luleshtrydhet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C, e cila forcon sistemin imunitar, ndihmon trupin të luftojë infeksionet dhe mbron qelizat nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Ky frut përmban flavonoide dhe antocianina, antioksidantë të fuqishëm që lidhen me shëndetin e zemrës dhe me ngadalësimin e plakjes qelizore.

Konsumimi i rregullt mund të kontribuojë në reduktimin e inflamacionit në trup.

Fibrat që përmbajnë luleshtrydhet ndihmojnë tretjen, përmirësojnë funksionin e zorrëve dhe rrisin ndjenjën e ngopjes, duke ndihmuar edhe në kontrollin e peshës. Me përmbajtje të lartë uji dhe pak kalori, luleshtrydhet janë ideale për një ushqyerje të balancuar dhe të lehtë, pa sakrifikuar shijen.

Nëse po kërkoni një mënyrë natyrale për të forcuar organizmin dhe për të shtuar energjinë, ndoshta zgjidhja është më e thjeshtë nga sa mendoni: një tas me luleshtrydhe të freskëta.