Juela hap kutinë e Pandorës, çon në nominim Seline dhe dy njerëzit e saj më të afërt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2026, 07:27
Kutia e Pandorës u hap natën e sotme nga Juela.
Ajo u vendos para një zgjedhje: 3 emra që do të shkonin në nominim së bashku me Rogertin.
3 emrat që zgjodhi Juela ishin Greta, Selin dhe DJ Gimbo të cilët do t’i bashkëngjiten Rogertit.
Selin me ironi tha se zgjedhja e Juelës ishte e duhura dhe tregoi se është lojtare “shumë e fortë”
“Lojtare shumë e fortë, zgjedhje e paparashikueshme”, tha Selin teksa buzëqeshte.
Greta tha se e priste nga Juela pasi sipas saj ajo është lojtare e dobët.
“E prisja nga Juela sepse është lojtare shumë e dobët. Por nuk ka problem, jam shumë e lumtur me rrugëtimin tim edhe nëse mbaron të shtunën”, tha Greta.
