Teherani: Studentët kanë të drejtë të protestojnë, por nuk duhet të kalojnë vijat e kuqe.

Studentët iranianë kanë të drejtë të protestojnë, por nuk duhet të kalojnë “vijat e kuqe”, paralajmëroi qeveria në përgjigjen e saj të parë pasi protestat rifilluan në disa universitete të shtunën.

“Sigurisht, ata kanë të drejtë të protestojnë”, theksoi zëdhënësja Fatemeh Mohajerani.

‘’Por ka vija të kuqe që duhen mbrojtur dhe nuk duhen kaluar, madje as në nxehtësinë e zemërimit”, shtoi ajo në një konferencë javore për shtyp, duke përmendur si shembuj si “vendet e shenjta dhe flamurin e Republikës Islamike”.