TR*NSPLANTIMI QË SOLLI JETË/ Përdorën fertilizim invitro, fëmija lindi i shëndetshëm dhe pa probleme
Për herë të parë Mbretëria e Bashkuar a regjistruar fëmijën e parë të lindur falë një mitre të dhuruar pas vdekjes dhe fertilizimit in vitro. Ky transplantim klinik është një arritje e madhe, duke dhënë shpresë edhe për gra të tjera.
Mbretërina e Bashkuar ka regjistruar fëmijën e parë që ka lindur me një mitër të transplantuar nga një dhuruese që nuk jeton më.
Grace Bell, që është në të 30-at dhe ka lindur pa një mitër funksionale, thotë se lindja e djalit të saj Hugo, i cili ka mbushur 10 javë, është një mrekulli.
Operacioni i transplantimit të mitrës zgjati 10 orë në Qendrën Churchill të Oxford-it në qershor 2024.
Pas disa muajsh, ata përdorën fertilizim in vitro i cili rezultoi i suksesshëm.
“Ndihesha sikur po zgjohesha nga një ëndërr”, thotë Bell.
Ky transplantim është pjesë e një prove klinike në Mbretërinë e Bashkuar, ku janë planifikuar 10 operacione të tilla.
Kirurgu transplantues, Isabel Quiroga, tha se kjo është një arritje e madhe dhe mund të sjellë shpresë për shumë gra që nuk kanë një mitër funksionale.
Fëmija nuk ka lidhje gjenetike me dhuruesin, dhe për momentin ka mbi 100 transplantime mitrash në botë, me mbi 70 fëmijë të lindur të shëndetshëm.
