A*resioni rus në Ukrainë/ Topollaj: Putini e nisi me kënaqësi, 4 vite më vonë agresioni vazhdon

I ftuar në studion e Ora News, analisti Spartak Topollaj dha një panoramë të gjerë mbi konfliktin Rusi–Ukrainë, duke theksuar se agresioni rus nuk ka qenë i rastësishëm.

“Fillimi i kësaj lufte, ose i këtij agresioni rus, nuk ishte rastësi. Ai përkon me përvjetorin e krijimit të Ushtrisë së Kuqe Bolshëvike – më 23 shkurt.

Ky është një simbol i ushtrisë leniniste, staliniane dhe tani putiniane. Putin e nisi me kënaqësi të madhe, dhe duhet pranuar që siguria e tij ishte e habitshme. Kanë kaluar tre vite, dhe tani jemi në vitin e katërt të agresionit rus në Ukrainë,” tha Topollaj."

Ai shtoi se objektivat e Kremlinit mbeten të qarta: “Putin erdhi nga shërbimi sovjetik, ngjiti shkallët e hierarkisë ushtarake dhe arriti në krye. Por pyetja që mbetet është: çfarë do realisht Putin?”

Analiza e Topollajt vjen në një moment kur tensionet në rajon janë të larta, duke ofruar një pasqyrë të thelluar mbi motivet dhe strategjitë e Rusisë në konfliktin e vazhdueshëm.