Bordi i Paqes tashmë ka faqen e tij zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës

Bordi i Paqes ka hapur faqen zyrtare, ku prezanton  anëtarët  dhe misionin për stabilitet ndërkombëtar. Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e nismës dhe do të kontribuojnë me trupa në Forcën e Stabilizimit në Gaza.

Pas takimit inaugurues nën drejtimin e presdentit të SHBA, Donald Trump,  Bordi i Paqes ka hapur faqen zyrtare në internet, ku prezanton objektivat për të cilat u krijua dhe vendet që I janë bashkuar nismës për krijimin e një arkitekture më efektive të paqes në nivel ndërkombëtar.

Flamuri kombëtar Shqipërisë renditet mënjeherë pas atij të Shteteve të Bashkuara në prezantimin e 28 vendeve anëtarë të Bordit sipas rendit alfabetik.

Fotografitë e Donald Trump dhe Edi Ramës po ashtu janë ngjitur, në rubrikën që tregon përfaqësuesit e Shteteve anëtare në Bordin e Paqes.

Sigurisht nuk mungon flamuri I Kosovës, që po ashtu është anëtare themeluese e përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani.

Në faqen e parë qëndron Karta e Themelimit të Bordit.

Duke deklaruar se paqja e qëndrueshme kërkon gjykim pragmatik, zgjidhje me sens të përbashkët dhe guxim për t’u larguar nga qasjet dhe institucionet që shpesh kanë dështuar;

Duke pranuar se paqja afatgjatë merr rrënjë kur njerëzit fuqizohen të marrin në dorë fatin dhe përgjegjësinë për të ardhmen e tyre;

Duke pohuar se vetëm një partneritet i vazhdueshëm, i orientuar drejt rezultateve dhe i mbështetur në ndarje të përbashkët barrash dhe angazhimesh, mund të sigurojë paqe në vende ku ajo ka qenë për shumë kohë e paarritshme;

Duke shprehur keqardhje që shumë qasje të ndërtimit të paqes krijojnë varësi të përhershme dhe institucionalizojnë krizën, në vend që t’i ndihmojnë njerëzit ta tejkalojnë atë;

Duke theksuar nevojën për një organ ndërkombëtar më fleksibël dhe më efektiv për ndërtimin e paqes; dhe

Duke vendosur të krijojnë një koalicion shtetesh të gatshme, të përkushtuara ndaj bashkëpunimit praktik dhe veprimit efektiv,

Të udhëhequra nga gjykimi dhe me respekt për drejtësinë, Palët miratojnë me këtë Kartën për Bordin e Paqes. Thuhet nw kartwn e Bordit

Në këtë frymë, palët bien dakord të krijojnë një koalicion shtetesh dhe të miratojnë Kartën e Bordit të Paqes për të garantuar veprim konkret dhe rezultate afatgjata.

Më tej shpejgohet shpjegohet edhe misioni i Bordit të Paqes për Gazën.

“Bordi i Paqes është një organizatë ndërkombëtare që synon të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisjen e besueshme dhe të ligjshme, si dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti. Bordi do të ndërmarrë funksione të tilla të ndërtimit të paqes në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe siç mund të miratohen në përputhje me këtë Kartë, përfshirë zhvillimin dhe shpërndarjen e praktikave më të mira që mund të zbatohen nga të gjitha shtetet dhe komunitetet që kërkojnë paqe”, thuhet ne deklarate

Në faqen boardofpeace.org që deri më tani mundësoht në anglisht dhe arabisht, gjendet informacion për vendet anëtare të Bordit të Paqes, anëtarëve të Bordit Ekzekutiv, anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të Gazës, si dhe Zyrës të Përfaqësuesve të Lartë të Gazës.

Po ashtu, renditen edhe vendet që do të kontribuojnë financiarisht për këtë Bord.

Shqipëria e Kosova, sic është u konfirmua në takmin e parë të Bordit do të angazhohen me trupa  ushtrarke në Forcën e Stabilizimit në Gaza.