Malishevë/ Arrestohet kryesuesi i komisionit të numërimit të votave, rasti nën hetim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2026, 08:56
Një person i cili në procesin zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërim të votave të kandidatëve për deputet.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 23.01.2026, në Malishevë.
Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Në lidhje me rastin, më 22.02.2026, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në procesin zgjedhor kishte qenë kryesues i komisionit për numërim të votave të kandidateve për deputet. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
