VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (22 - 23 Shkurt 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Pjesa më e madhe e Evropës paraqitet me mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu e dëbore në Balltik, vendet Nordike, Evropën Qendrore dhe Alpe.

Ndërsa Ishujt Britanikë, gadishulli Iberik, Ballkani dhe Evropa Lindore dominohen nga mot i kthjellët dhe temperatura në rritje graduale.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, mot i qëndrueshëm dhe me diell paraqitet në ultësirë, ndërsa në zonat lindore malore alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Reshje pothuajse zero. Temperaturat luhaten nga -2°C deri në 16°C. Era fryn veriore mbi 40 km/h, me dallgëzim 2 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Balltiku dhe pjesë të Evropës Qendrore përfshihen nga një ciklon i fuqishëm me reshje shiu e dëbore dhe stuhi ere.

Gadishulli Skandinav dhe Evropa Lindore do te priten me reshje të dendura dëbore. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit, përfshirë gadishullin Iberik, Apenin, Ballkanin, brigjet e Egjeut dhe Detin e Zi, dominohen nga mot i kthjellët dhe më i ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira të pakta, do te priten më të theksuara në paradite. Pasditja sjell shtim të vranësirave në zonat malore, por pa reshje.

Moti do të jetë i qëndrueshëm edhe gjatë natës. Temperaturat luhaten nga 0°C deri në 16°C. Era fryn veriperëndimore mbi 35 km/h, me dallgëzim 2 ballë.