VIDEO+EMRAT E TË NDALUARVE/ Policia nis operacionin “FSHESA”, mbledhin protestuesit, deputetët vrapojnë për t’i ndalur
Deputetët e PD-së Gazmend Bardhi, Klevis Balliu, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka janë përplasur me policinë pranë Xhamisë së Namazgjasë gjatë protestës së sotme.
Ata kanë me forcë largimin e forcave të rendit nga zona dhe tërheqjen e efektivëve civilë, duke kundërshtuar shoqërimet e qytetarëve gjatë tubimit.
Për çfarë rrini këtu? Për çfarë arrestoni qytetarët? Pse po terrorizoni njerëzit?
Çfarë bëni duke shoqëruar qytetarët kot me kot? Largohuni, largohuni… po terrorizoni njerëzit!”, i është drejtuar Bardhi policisë.
“Kur të mbarojë protesta, vazhdoni detyrën tuaj. Detyra juaj nuk është të arrestoni qytetarët. Jeni në selinë e PD, keni rrethuar deputetët…”, vijoi Balliu.
Deputetë të Partisë Demokratike kanë akuzuar policinë për shpërndarje dhe arrestime të protestuesve. Më tej, janë zbardhur disa nga emrat e personave të ndaluar gjatë protestës:
TE ARRESTUAR
Mark Filipi
Ndoc Lasku
Francesk Margega
Abdulla Isha
Riza Lika
Robert Katuci
Xhemal Barxhi
