I riu u vr* pranë komisariatit, “zgjohet” policia: Po hetojmë ngjarjen
Policia ka dalë me njoftin zyrtar ne lidhje me vrasjen e 32 vjeçarit Egli Pashollari, pasditen e kësaj të premte, në Tiranë.
Ngjarja u regjistrua në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, “nën hundën e policisë”, pranë Komisariatit numër 2, të Policisë, ku pas një sherri për motive banale, një grup të rinjsh u përleshën mes tyre me armë të ftohta, në ambientet e një lokali.
Ndërkohë pasi ngjarja u bë mediatike, policia ka reaguar me dy rreshta duke thënë se “po punohet për arrestimin e autorëve”.
Ndërkohë, Egli Pashollari njihej si pjesëtar i grupit të Emiljano Shullazit. Në vitin 2020, kur ai ishte gardian burgu është akuzuar se ka tentuar t’i fusë alkool në qeli Shullazit.
“Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.
Policia i ka identifikuar autorët e këtyre dy ngjarjeve, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tyre.”, njofton policia.

