KRIM PASIONI tek "Delijorgji"? Sherri që nisi për xhelozi për pak sa nuk i kushtoi jetën! Ja gjendja e të pl*gosurit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e "Delijorgjit" në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur në bark.

Ngjarja dyshohet të ketë lindur nga një konflikt familjar ose xhelozi, ku pretendimet për një femër duket se kanë qenë shkaku i sherrit. Viktima është një burrë, i cili ndodhet aktualisht në gjendjen stabile në spitalin “Amerikan 3”.

Ngjarja vjen pas një tjetër rasti tragjik në Tiranë, ku një i ri humbi jetën si pasojë e një sulmi me thikë, duke rritur shqetësimin për sigurinë në kryeqytet.