VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (20 - 21 Shkurt 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian. Mesdheu përfshihet nga mot i paqëndrueshëm me rrebeshe shiu dhe stuhi ere, më problematike në Ballkan dhe Italinë Jugore.

Evropa Lindore dhe gadishulli Skandinav kanë reshje të dendura dëbore. Ishujt Britanikë dhe Evropa Qendrore me reshje më të pakta, ndërsa gadishulli Iberik, brigjet e Egjeut dhe Deti i Zi paraqiten me mot më të qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, Paraditja paraqitet  me vranësira dhe rrebeshe shiu, më intensive në Veri dhe Veriperëndim me rrezik për përmbytje. Përmirësim gradual pritet në mbrëmje. Temperaturat luhaten nga 2°C deri në 14°C. Era fryn jugperëndimore mbi 50 km/h, me dallgëzim 4 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Evropa Veriore përfshihet nga reshje dëbore dhe temperatura të ulëta.. Peloponezi dhe brigjet e Turqisë priten  me reshje të pakta shiu. Ndërsa gadishulli Iberik, Apenin, Ballkani dhe Evropa Lindore dominohen nga mot i kthjellët dhe relativisht i ftohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash, paraqiten më të dendura në Qendër dhe Jug me reshje të pakta shiu e dëbore në zonat malore.

 Pasditja sjell përmirësim gradual, ndërsa Juglindja mund të mbetet me reshje të pakta dëbore. Temperaturat luhaten nga 0°C deri në 15°C. Era fryn veriore mbi 45 km/h, me dallgëzim 3 ballë.