RRITET PASIGURIA PËR PRONËN/ 20 % e shqiptarëve ndihen të pasigurt për banesën dhe tokën e tyre

20 % e shqiptarëve ndihen të pasigurt për pronën e tyre, sipas studimit ndërkombëtar Global Index of Property Rights Prindex 2024, i cili mat perceptimin e qytetarëve mbi mbrojtjen e banesës dhe tokës ku jetojnë. Ky tregues rezulton ne rritje ne krahasim me 18% qe ishte ne vitin 2020.

Nga 20% e shqiptarëve që ndihen të pasigurt për pronën e tyre, arsyet kryesore janë mosmarrëveshjet familjare,  mungesa e burimeve për të jetuar në pronë dhe frika nga humbja e aksesit të saj.

Megjithatë, Shqipëria renditet mes vendeve me nivelin më të lartë të besimit të qytetarëve në të drejtat pronësore në Evropë me rreth 77%

Paradoksi qëndron në faktin se, edhe pse 77% e shqiptarëve ndihen të sigurt për pronën e tyre, një pjesë e konsiderueshme e pronave mbetet pa dokumente të qarta.

RRITET PASIGURIA PËR PRONËN/ 20 % e shqiptarëve ndihen të

43 % e pronarëve kanë dokumente ekzistuese me emër të listuar, ndërsa 34 % disponojnë dokumente ekzistuese, por pa emër të saktë të pronarit. Një pjesë tjetër, rreth 23% , nuk ka dokumente ose ka të dhëna të paqarta mbi pronësinë.

Këto shifra tregojnë se, edhe pse perceptimi mbi sigurinë e pronës është i lartë, ekzistojnë ende sfida të lidhura me dokumentacionin dhe qartësinë ligjore të pronësisë.

Sipas raportit, 61% e shqiptarëve janë pronarë ose bashkë-pronarë, 9 për qind jetojnë me qira, ndërsa 27 % kanë pronë që i përket një anëtari të familjes.

Megjithatë, raporti thekson se këto të dhëna pasqyrojnë perceptimin e qytetarëve dhe jo domosdoshmërish zgjidhjen e plotë të problemeve të trashëguara me pronësinë, regjistrimin dhe konfliktet ligjore.

RRITET PASIGURIA PËR PRONËN/ 20 % e shqiptarëve ndihen të

Pavarësisht kësaj, përmirësimi i ndjeshëm i besimit të qytetarëve në vitet e fundit mbetet një tregues i rëndësishëm për mënyrën se si shqiptarët e shohin sot sigurinë e një prej pasurive më të rëndësishme: shtëpinë dhe tokën e tyre.