Nurellari: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së është demaskim i hipokrizisë së Gjykatës Speciale

Kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë për dënimin me 45 vite burgim për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ka shënuar një moment kulmor në procesin gjyqësor, duke nxitur reagime të shumta.

Në një instervistë për "Ora news" ishte Adri Nurellari, ish-këshilltar i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, e cilëson këtë hap si një "demaskim të hipokrizisë" së gjykatës dhe një përpjekje për të vënë në bankën e të akuzuarve jo individët, por vetë luftën çlirimtare.

"Pretenca e prokurorisë ishte kurorëzimi i farsitetit të këtij procesi dhe në njëfarë mënyre demaskoi ose i hoqi, të gjitha ato maska që ka pasur kjo prokurori dhe kjo gjykatë speciale, e cila deri më sot ka pretenduar se do merrej me akuza individuale, me përgjegjësi personale, penale, dhe ky është edhe arsyeja pse mbrojtja është organizuar me secilin prej të pandehurve me një avokat mbrojtës personal, sepse ashtu ka qenë pritshmëria, dhe ndërkohë përfundon me një akuzë kolektive, i akuzon ata në grup, kryepretencën e ka të njëjtë për të gjithë grupin, sepse duket qartazi që ata mbahen tek vetëm një akuzë thelbësore, që është pretendimi për ndërmarrje të përbashkët kriminale.

Pra, është, kjo pretencë është edhe një demaskim i mirëfilltë i gjithë kësaj hipokrizie të akumuluar në këtyre viteve, ku për të, ku gjykata është përpjekur dhe prokuroria e saj është përpjekur të na hedhi hi në sy duke thënë që kjo, që ka prova solide, serioze për implikime personale, ndër fakt, ne nuk kemi asnjë gjë personale.

Ato prova janë zëzuar rrugës, ata dëshmitarë që ka pretenduar janë shkrërmoqur nga, nga kundërpërgjigj, nga kundërpyetjet e, e palës mbrojtëse dhe katandisen që të bëjnë një akuzë e cila është trajtuar edhe nga gjykata të tjera, që është përgjegjësia për shkak të hierarkisë, duke e trajtuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si të ishte një ushtri formacion konvencional, normal, me kontroll efektiv të territorit, me një hierarki të ngurtë, që i takon shteteve, ndërkohë që ajo ka qenë një luftë guerile, partizane, e improvizuar, në kushte mbijetesës, me mungesë totale të të pajisjeve, të infrastrukturës, edhe të kontrollit të territorit, që vinte dhe lëvizte në mënyrë tipike partizane në varësi të rrethanave.

Kështu që, kjo është si të thuash, gjëja thelbësore e kësaj, e kësaj pretence e kësaj kërkese të prokurorisë, që ata po e, vetëm sa e kanë treguar fytyrën e vërtetë që ata janë duke akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Pra, jo emrat e përveçëm, aty nuk, në atë sallë gjyqi nuk janë emrat e liderëve të UÇK-së, por është e kaluara jonë më e ndritur historike, është kapitulli më i rëndësishëm i, i shtetndërtimit të Kosovës dhe është një ndër veprat më fisnike që ka bërë populli ynë në shekullin e kaluar.

Ç'të marrë mund të ndodhë? Unë po shpresoj që mos të ndodhi më e keqja, por jam i bindur që e vërteta, ose jam gjelë nga optimistët dhe nga natyra, që e vërteta do të triumfojë.

Vetë fakti që liderët e UÇK-së, të cilët drejtuan një guerile të suksesshme të një populli që ishte i robëruar dhe ishte në kushte mbijetese, i kërcënuar nga gjenocidi dhe spastrimi etnik, dhe që me atë luftë dinjitoze, të fisme, bënë për vete gjithë botën perëndimore, dhe fakti që ajo vjen në pikëpyetje dhe është në bankën e të akuzuarve, ajo është, ai është boll dëm i madh që na është bërë.

Pa dyshim që, larg qoftë një dënim i tyre, do të bënte dëm akoma më të madh dhe do të përmbushte tentativat e Serbisë për të relativizuar përgjegjësinë historike, për të treguar që të gjithë kanë qenë, janë bashkëfajtorë dhe që të gjithë kanë qenë të implikuar në krime dhe duke eliminuar kështu epërsinë morale që ka kombi shqiptar dhe duke barazuar xhelatin me viktimën. Pra, në këtë aspekt, rreziku nuk ka të bëjë vetëm me ata emra të përveçëm, të cilët janë kontribues, kontributorë të jashtëzakonshëm, por ka të bëjë për më tepër me historinë, me narrativën, me, me pozicionin tonë moral në histori", u shpreh Nurellari.

Ndiqni intervistën e plotë: