"Kurti III"/ Shala ironizon: Imagjino sa serioze janë premtimet e Kurtit për infrastrukturën kur ministër do jetë Dimal Basha

Në një lidhje direkte për Ora News në hapësirën "Për shqiptarët" ka qenë opinionisti politik Azdren Shala, i cili ka folur për qeverinë "Kurti III".
Ai u shpreh se emrat në qeveri nuk ka risi përpos dy tre emrave. Shala tregoi se pritshmërit e tij s'janë të larta për ndryshimet në vijim të këtij mandati.
Nga ana tjetër, opinionisti shprehu zhgënjim për faktin që infrastruktura e Kosovës do të jetë "në duart" e Dimal Bashës.

“Sa i përket qeverisë, asgjë e re sa i përket emrave, përveç dy tre emrave. Edhe janë shtuar disa ministri të reja.

Padyshim prej njerëzve të vjetër nuk pres ndonjë ndryshim pozitiv. Sa i përket pjesës së buxhetit, ajo është ok.

Seanca u la për tu vazhduar të hënën, dhe PDK donte më shumë kohë për të lexuar projekt buxhetin, që është e drejtë.

Çfar është shqetësuese për mua është gjatë kohës që e lexoi Kurti ekspozen, para se me marrë votëbesimin në Kuvendin e Kosovës, na premtoi disa ndryshime rrënjësore.

Disa aspekte, shëndetësi, infrastrukturë dhe arsim, ndërkohë ekipi që e prezantoi ishte qesharak.

Na tha se shumë projekte infrastrukturore kanë mbetur peng pa u realizuar nga qeveria e kaluar.

Madje në fazën fillestare, a do t’i realizojmë të gjitha ato? Plus asaj, u tha që do të bëhen projekte të mëdha infrastrukturore, por ministër për këtë pjesë do të jetë Dimal Basha.

Imagjinoni sa serioz është premtimi.”- tha ai.

Ndiqni intervistën e plotë: