Selanik/ Shoferi i autobusit pushohet nga puna sepse u kap duke përdorur celularin në timon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2026, 22:29
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Selanik. Sipas një ankese, shoferi ishte “i ngjitur” pas celularit të tij dhe dyshohet se po drejtonte në mënyrë të rrezikshme.
Shoferi i cili u kap disa ditë më parë duke luajtur me telefonin e tij celular gjatë drejtimit të automjetit është pushuar nga puna, siç zbuloi presidenti i Shërbimeve të Autobusëve të Selanikut, Stefanos Tsolis.
Incidenti u bë i ditur pasi një dëgjues u ankua.
Një pasagjer madje e regjistroi shoferin në video dhe e publikoi në rrjetet sociale duke alarmuar publikun.
