Parashikimi i bujshëm për ish-krerët e UÇK-së/ Bytyçi: Dy prej tyre mund të lirohen së shpejti

Në një analizë të thelluar mbi gjyqin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, profesori i shkencave politike Enver Bytyçi ka bërë parashikime të forta për fatin e të akuzuarve dhe ka hedhur dritë mbi prapaskenat politike që, sipas tij, çuan në këtë situatë.

Gjatë një interviste televizive në hapësirën "Për Shqiptarët", në "Ora News", Bytyçi argumentoi se procesi gjyqësor po i afrohet fundit dhe parashikoi se Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli kanë gjasa të mëdha të lirohen, ndoshta edhe me një dënim simbolik.

"Sigurisht që ka ardhur në fund tashmë procesi gjyqësor i katërt akuzuarve gjoja për krime lufte, madje edhe për krime kundër njerëzimit. Zotit Thaçi, zotit Veseli, zotit Krasniqi dhe zotit Selimi.

Të katër janë që prej më shumë se pesë vitesh në Hagë, në qelitë e Gjykatës së Kosovës në Hagë.

Të katër kanë kaluar peripeci të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve.

Është bërë një hetim i vazhdueshëm. Ka folur akuza, ka folur me dëshmitarët e saj, ka folur mbrojtja me dëshmitarët e saj dhe tani jemi përpara një akti mbyllje, domethënë jemi në në fundin e procesit.

Është akuza dhe njëkohësisht mbrojtja së rishmi që i kundërvihen njëra-tjetrës dhe të dyja, për mendimin tim, shprehin qëndrimet ekstreme të.

Me qëllim që të njëra palë të të detyrojë gjykatën të marrë vendime dënuese për të akuzuarit, pala tjetër të detyrojë gjykatën që t'i t'i shpallë ata të pafajshëm.

E mesmja është diku gjetkë, është midis asaj çfarë pretendon akuza dhe asaj çfarë pretendon mbrojtja.

Sigurisht që në çdo proces gjyqësor kështu do të ndodhë edhe në këtë rast.

Por, paraprakisht po them, e kam thënë që kur janë arrestuar të katër këta krerë të ish-UÇK-së, e kam thënë se Jakup Krasniqi dhe madje deri diku edhe Kadri Veseli ka shumë gjasa që në përfundim të procesit të dalin nga qelia e Hagës.

Dhe unë mendoj se ata do të do të lirohen me një dënim simbolik apo të si të pafajshëm, këtë nuk mund ta përcaktoj.

Hashim Thaçi, edhe nëse shpallet i pafajshëm, për mendimin tim, ai është përgjegjës për klimën që pati krijuar në kohën e luftës në marrëdhëniet politike me kundërshtarët e tij politikë dhe këtë klimë e pati krijuar sepse bashkëpunoi ngushtë me njerëz të qeverisë së Tiranës, të cilët ishin të interesuar jo shumë për çlirimin e Kosovës sa për dëbimin e Ibrahim Rugovës nga lidershipi i Kosovës dhe marrjen e pushtetit prej Hashim Thaçit.

Një prej tyre, eksponent i asaj kohe ishte Fatos Klosi, por ka patur edhe të tjerë.

Disa prej të cilëve kam vënë re që janë tërhequr tashmë dhe ndoshta janë penduar për atë çfarë kanë shprehur dhe atë mbështetje që i kanë dhënë Hashim Thaçit, por Hashim Thaçi për moshën që kishte, për formimin që kishte, për kohën që kishte, mund ta justifikojë sepse ai nuk ishte i aftë të gjykonte dhe të vlerësonte me dijet e tij, me mendimin e tij, me pjekurinë e tij dhe do të ndikohej nga njerëz të tillë si Fatos Klosi dhe të tjerë dhe do të hynte në një rrugë pa krye, së paku për të krijuar një klimë armiqësore me kundërshtarët politikë në kohën e luftës, gjithmonë me synim pushtetin, krijimin e një qeverie të përkohshme, një qeverie hije, akuza ndaj Rugovës, lista për eliminime fizike, armiqësia e hapur, akuza për tradhëti ndaj Rugovës, e mbështetur edhe nga eksponentët e qeverisë së Tiranës të asaj kohe, saktësisht edhe të presidentit të Republikës të asaj kohe dhe mendoj që Hashim Thaçi në këtë aspekt është fajtor.

Nëse ka bërë apo s'ka bërë krime, këtë do ta do ta thotë gjykata.

Ndërsa për të akuzuarin e katërt, zotin Rexhep Selimi, nuk jam i sigurt se ai nuk ka marrë pjesë edhe në likuidimin e ndonjë kundërshtari politik në Prishtinë.

Në klubet e Prishtinës flitet shpesh, me këdo që të bisedosh, se ai ose ka vëzhguar aksionin e vrasjes së Xhemail Mustafës, ose ka marrë pjesë në atë aksion.

Nuk e di gjykata dhe prokuroria sa janë marrë me këtë çështje, por gjykoj që Rexhep Selimi ka qenë dorë e zgjatur e dikujt, se e kujt ai e di, për të likuiduar kundërshtarët politikë.

Ndërsa sa i përket akuzave për krime kundër serbëve, jam i sigurt që ato do të dështojnë tërësisht për arsye se akuzat e krimeve kundër serbëve janë ngritur mbi bazën e dëshmive fallco dhe të dëshmive të trilluara dhe të falsifikuara nga Beogradi, shërbimi sekret të Beogradit dhe eksponentë të ndryshëm në Beograd, të cilët një pjesë prej tyre i di me emër se janë marrë konkretisht, si për shembull Drekun, janë marrë, sot është një nga krerët e e e parlamentit të Serbisë, dikur ishte gazetar i me marrëdhënie shumë të ngushta me Milosheviçin në kohën e luftës dhe të tjerë janë marrë direkt me çështjen e inkriminimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kosovës.

Unë besoj se nuk do të inkriminohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Jam thuajse i bindur se nuk do të ketë akuza për krime kundër njerëzimit sepse nuk ka nuk ka krime kundër njerëzimit. Ka, mund të qëndrojnë ndonjë akuzë për krime lufte.

Mos harrojmë se në çdo luftë në botë që është zhvilluar deri më sot, qysh kur është krijuar njerëzimi, ka patur krime lufte. Krimet e luftës janë të paevitueshme, por kjo nuk do ta zbehë aspak fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk do ta zbehë aspak lirinë e Kosovës, nuk do ta zbehë aspak pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës dhe për këtë unë jam, kam bindjet e mia se kështu do të ndodhë", u shpreh Bytyçi.