VIDEO/ Tudor drejt Tottenhamit: Ish-trajneri i Juventusit gati për Premier League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2026, 10:06
Igor Tudor është pranë rikthimit në stol, me një marrëveshje pothuajse të finalizuar me Tottenhamin.
Ish-trajneri i Juventusit pritet të firmosë deri në qershor me klubin londinez, duke shënuar kështu eksperiencën e tij të parë në Angli.
Tottenhami, aktualisht i gjashtëmbëdhjeti në Premier League, por i kualifikuar direkt në fazën e 1/8-ave të Champions League, ka shkarkuar së fundmi trajnerin Thomas Frank.
Tudor do të ribashkohet me Kolo Muani, të cilin e ka stërvitur në pjesën e fundit të sezonit të kaluar te Juventusi.
