F1, HAMILTON KRITIKON RREGULLAT! Kampioni britanik thotë se kriteret e reja janë tepër të ndërlikuara
Lewis Hamilton ka kritikuar rregullat e reja teknike të Formula 1, duke i cilësuar ato jashtëzakonisht të ndërlikuara. Sipas shtatë herë kampionit të botës, sistemi i ri i menaxhimit të energjisë do të jetë i vështirë për t’u kuptuar edhe nga tifozët, pasi rregullat e reja kërkojnë strategji të reja drejtimi dhe përdorim më intensiv të rikuperimit të energjisë.
Lewis Hamilton ka shprehur shqetësimin e tij për kompleksitetin e rregullave të reja teknike në Formula 1, duke deklaruar se ndryshimet e këtij sezoni e bëjnë sportin shumë më të ndërlikuar për pilotët dhe tifozët.
Shtatë kampioni herë i botës theksoi se sistemet e reja të motorëve, të cilat ndajnë pothuajse në mënyrë të barabartë fuqinë mes motorit tradicional dhe komponentëve elektrikë, kërkojnë një nivel të lartë menaxhimi të energjisë gjatë gjithë garës.
Sipas Hamiltonit, pilotët dhe skuadrat do të duhet të përdorin strategji të reja drejtimi, duke përfshirë uljen e shpejtësisë në disa segmente të pistës për të ruajtur energjinë dhe për ta përdorur atë në momentet vendimtare të garës.
Rikuperimi i energjisë përmes frenimit, përdorimi i pjesshëm i gazit dhe teknika të tjera elektronike do të jenë faktorë kyç në performancën e makinave, duke e bërë garën më shumë një betejë strategjike sesa vetëm një sfidë shpejtësie.
Hamilton theksoi se disa prej këtyre strategjive, si kursimi i energjisë në vijat e drejta apo përdorimi i marsheve më të ulëta për të rritur rikuperimin e energjisë, ndryshojnë ndjeshëm mënyrën tradicionale të garimit.
Drejtuesit e Formula 1 pritet t’u japin kohë skuadrave për t’u përshtatur me rregullat e reja përpara se të bëjnë ndryshime të tjera.

