UNITED, GATI RINOVIMI PËR MAGUIRE! Trajneri Carrick e cilëson mbrojtësin si lojtar kyç në skuadër

Herri Meguajër mund të zgjasë kontratën me Manchester Junajtid. Trajneri Kerrik e cilëson mbrojtësin si një lojtar kyç në skuadër dhe për këtë arsye, planifikon rinovimin e 32 vjecarit

Situata e Harry Maguire te Manchester United ka marrë një kthesë të papritur në javët e fundit.

Mbrojtësi anglez, i cili deri vonë konsiderohej jashtë planeve të skuadrës dhe pranë largimit si lojtar i lirë, tashmë është shndërruar në një nga shtyllat kryesore të formacionit të drejtuar nga trajneri i përkohshëm Carrick.

Arritjet e Maguire në fushë kanë bërë që drejtuesit e klubit të shqyrtojnë seriozisht rinovimin e kontratës së tij, edhe nëse kjo nënkupton një marrëveshje me kushte të reduktuara.

Manchester United dëshiron të mbajë 32-vjeçarin, i cili ka treguar vazhdimisht besnikëri ndaj klubit.

Mbrojtësi është pjesë e djajve të kuq që prej vitit 2019 dhe mesa duke ardhja e trajnerit Kerrik, mund të sjellë një zgjatje të bashkëpunimit.

Meguajër ka luajtur vetëm 13 ndeshje në kampionat, pasi nuk ishte zgjedhje e trajnerit Amorim.

Ndërkohë, Kobbie Mainoo është rikthyer si organizator në mesfushë, ndërsa Maguire ka rimarrë rolin e liderit në mbrojtje, duke spikatur në ndërhyrje dhe pastrimin e zonës pa u ngarkuar me ndërtimin e aksioneve.

Skuadra shfaq më shumë siguri dhe vetëbesim në fushë, ndërsa lojtarët ofensivë si Cunha, Mbeumo dhe Diallo performojnë me liri më të madhe.

Kjo ka rikthyer e stabilitetit ka ndryshuar rrënjësisht perceptimin për Maguire dhe e ka bërë atë një element kyç për Manchester United.