Igor Tudor, i preferuari i Tottenham dhe Marseille pas shkarkimit nga Juventus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2026, 14:42

Fill pas shkarkimit nga Juventus, për Igor Tudor kemi dëgjuar pak. Së fundmi, emri i teknikut kroat ka dalë në skenë pasi po lakohet fuqishëm në Angli ku shihet si kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e Tottenham.
“Gjelat” po kalojnë një moment të vështirë ku pas humbjes ndaj Newcastle shkarkuan Thomas Frank. Sipas mediave angleze, drejtuesit e Tottenham kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësues të Tudor.
Jo vetëm në Angli, Igor Tudor pëlqehet edhe në Francë ku drejtuesit e Marseille shohin te kroati opsionin e duhur për të zëvendësuar De Zerbi-n.
