Si ndryshoi ligji në Brazil për shkak të një qeni?
Një qen që jetoi për 10 vjet në një varrezë në Sao Paulo, ku është varrosur pronari i tij, ka frymëzuar një ligj të ri në Brazil që lejon që kafshët shtëpiake të varrosen me pronarët e tyre.
Siç raporton BBC, ligji mban emrin e qenit Bob, me shtimin e fjalës Coveiro, që në portugalisht do të thotë "varrmihës".
Ligji, i emëruar sipas qenit, hyri në fuqi më 10 shkurt dhe njeh "lidhjen emocionale" midis kafshëve shtëpiake dhe familjeve të tyre njerëzore, tha qeveria.
Bobi mori pjesë në funeralin e pronarit të tij dhe që atëherë refuzoi të largohej nga varrezat. Dhe kur anëtarët e tjerë të familjes përpiqeshin ta merrnin në shtëpi, Bobi kthehej në varreza vazhdimisht, shkruajnë mediat braziliane.Duke mos pasur ku të shkonte, ata ndërtuan një shtëpi të gjelbër për qen në varreza që ai të jetonte, dhe ai njihej për ndjekjen e procesioneve mortore.
Në fund, ai u varros edhe në varreza, pranë pronarit të tij, pasi u godit nga një automjet në vitin 2021.
Ligji i ri thotë se macet dhe qentë tani mund të varrosen në varret familjare në Brazilin juglindor, me kusht që të përmbushen standardet sanitare dhe shërbimet lokale të varrimit të përcaktojnë rregullat për këtë.
Brazili ka numrin e tretë më të madh të kafshëve shtëpiake në botë me 160 milionë kafshë, sipas Institutit Brazilian të Kafshëve Shtëpiake.
