IKËN NGA POLITIKA PAS HUMBJES! Angus Taylor zgjidhet lideri i ri i opozitës pas rrëzimit të Sussan Ley

Partia Liberale e Australisë ka zgjedhur Angus Taylor si lideren e re të opozitës, duke i dhënë fund mandatit të shkurtër të Sussan Ley. Ajo ishte para grua në krye të Liberalëve, por u rrëzua pas një votimi të brendshëm ku Taylor fitoi bindshëm. Pas humbjes, ajo njoftoi largimin e plotë nga jeta politike.

Partia Liberale e Australisë ka përjetuar një tjetër tronditje politike, pasi Angus Taylor është zgjedhur lider i ri i opozitës, duke zëvendësuar Sussan Ley pas vetëm nëntë muajsh në krye të partisë.

Votimi i fshehtë i grupit parlamentar i dha Taylor një fitore të qartë me 34 vota kundrejt 17, duke vulosur një sfidë që prej muajsh konsiderohej e pashmangshme.

Sussan Ley kishte marrë drejtimin e Liberalëve pas humbjes së thellë në zgjedhjet e vitit të kaluar, në një përpjekje për të rindërtuar partinë.

Megjithatë, mandati i saj u shoqërua nga sondazhe të dobëta, përplasje të vazhdueshme mes fraksioneve dhe dy çarje të rënda të koalicionit Liberal-Nacional.

Pas shpalljes së rezultatit, Sussan Ley deklaroi se do të dorëhiqet edhe nga mandati i deputetes dhe do të largohet “plotësisht dhe përfundimisht” nga jeta publike.

Ajo tha se nuk mban mëri ndaj pasardhësit të saj, por theksoi se drejtimi i partisë ka qenë një sfidë e vështirë në një klimë të vazhdueshme përçarjeje.

Nga ana tjetër, Angus Taylor, figurë e krahut konservator dhe ish-ministër në qeveritë e mëparshme, u shpreh se zgjedhja e tij është një nder i madh dhe se prioriteti i tij do të jetë bashkimi i partisë dhe ndërtimi i një opozite më të fortë.

Sfida e tij kryesore mbetet rikthimi i Liberalëve si alternativë e besueshme kundrejt qeverisë laburiste në zgjedhjet e ardhshme.