FOTO+VIDEO/ Motori i avionit shpërthen në ajër, piloti bën ulje emergjente

Frikë dhe panik kanë përjetuar pasagjerët që po udhëtonin me “Arik Air”, në Nigeri. Një shpërthim ndodhi gjatë fluturimit, dhe një nga motorët e avionit u shkatërrua.

Ngjarja e regjistruar nga vetë pasagjerët në bordin e një fluturimi të “Arik Air” tregon motorin e majtë të shkatërruar, ndërsa avioni po fluturonte nga Lagosi në Port Harcourt.

FOTO+VIDEO/ Motori i avionit shpërthen në ajër, piloti bën

Për shkak të kësaj piloti u detyrua që të bënte një ulje emergjente në Benin, ndërsa fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar.