Bruno Retailleau shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale

Kryetari i partisë ”Les Républicains” (LR), Bruno Retailleau, njoftoi sot se po përgatitet të shpallë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 në Francë.

Lajmi u bë i ditur përmes një mesazhi të dërguar disa deputetëve të partisë së tij.

”Është një vendim që e kam menduar gjatë”, shkruan ish-ministri i Brendshëm.

Ai thekson se ”ka ardhur momenti që familja jonë politike t’u tregojë francezëve një rrugë të re, të përqendruar te rendi, prosperiteti dhe krenaria franceze”.

Retailleau pritet të bëjë më vonë gjatë ditës një deklaratë në rrjetet sociale, ndërsa në mbrëmje do të jetë i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në televizionin TF1.