U dënua me burg për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, Festim Bexhdili dërgon rekurs Gjykatën e Lartë

Festim Bexhdili i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë me rekurs, ku kërkon të prishet vendimi i Apelit të Posaçëm i datës 25 korrik 2025 për dënimin e tij me burg në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Ilir Panda është caktuar relator i çështjes nga shorti elektronik që është hedhur në shkallën e tretë të gjyqësorit, i cili pritet të caktojë datën e shqyrtimit të rekursit.

Festim Bexhdili u gjet fajtor për kryerjen e veprave penale "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit", kur është shkaktuar vdekja, në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, "Fshehja ose asgjesimi i kufomës", në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".