MBRETËRIA MBËSHTET HETIMET “EPSTEIN”/ Mbreti Charles III: Buckingham Palace i gatshëm të mbështesë hetimet

Mbreti Charles i 3-të ka deklaruar se Pallati Mbretëror është i gatshëm të mbështesë hetimet lidhur me skandalin e Epstein, edhe nëse në to përfshihet vëllai i tij, Andrew Windsor. Në reagimin e dhënë për herë të parë mbi këtë çështje ai theksoi se Pallati Mbretëror do të jetë gati të ofrojë ndihmën e nevojshme për zbardhjen e të vërtetës.

Mbreti Charles III ka reaguar për herë të parë publikisht ndaj punlikimit të dosjes që lidhet me skandalin e Jeffrey Epstein, duke deklaruar se Buckingham Palace është i gatshëm të mbështesë hetimet, edhe nëse pjesë e tyre është i vëllai, Andrew Windsor.

Në një deklaratë zyrtare, një zëdhënës i Pallatit tha se Mbreti ka shprehur shqetësimin e tij për akuzat që vazhdojnë të dalin në dritë në lidhje me sjelljen e Andrew.

Ai theksoi se pretendimet janë çështje që Andrew duhet t’i adresojë vetë, por nëse policia e Thames Valley kërkon bashkëpunim, Pallati Mbretëror do të jetë gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme.

Deklarata e Pallatit nënvizon gjithashtu se Mbreti dhe Mbretëresha ndjejnë keqardhje dhe mbështesin të gjitha viktimat e çdo forme abuzimi.

Më herët, edhe Princi William dhe Princesha Catherine shprehën shqetësim të thellë për zbulimet e fundit, duke theksuar se fokusi i tyre mbetet te viktimat.

Sipas dokumenteve të publikuara së fundmi nga dosjet e Epstein, Andrew dyshohet se i ka përcjellë Epstein-it raporte konfidenciale mbi vizita zyrtare në Singapor, Hong Kong dhe Vietnam, si dhe informacione sensitive mbi mundësi investimi.

Presioni ndaj Andrew Windsor është rritur pas publikimit të miliona dokumenteve të reja që lidhen me Epstein, përfshirë pretendimet se një grua e dytë ishte dërguar në Mbretërinë e Bashkuar për një takim seksual me të.

Në dosje përfshihen gjithashtu fotografi komprometuese dhe email-e që përmendin edhe ish-bashkëshorten e tij, Sarah Ferguson.

Andreë është zhvendosur së fundmi nga rezidenca e tij në Windsor dhe zhveshur nga titujt mbretërorë që në tetor 2025, por vazhdon të mohojë me forcë çdo akuzë, duke theksuar se përmendja në dosjet e Epstein nuk përbën provë për fajësi.