Si u shua familja shqiptare? Mjekja Xhufi: Monoksidi i karbonit prek direkt zemrën, ka një nivel prej 250 herë më shumë se oksigjeni
Mjekja toksikologe, Suela Xhufi në një intervistë për “Ora News” foli mbi shkaqet që shkaktuan tragjedinë shqiptare me 4 viktima në Itali javën e kaluar, si pasojë e helmimit me monoksidin e karbonit.
“Monoksidi i karbonit fatkeqësisht është i bardhë dhe nuk diktohet. Nuk ka aromë dhe nuk identifikohet në ato raste kur ai arrin në ato nivele të larta në ambientin ku ne jetojmë.
Në raport me hemoglobinën, ai ka një nivel prej 250 herë më shumë se oksigjeni. Nëse kemi një ambient ku ka oksigjen dhe monoksid karboni, homoglibina do të lidhet direkt me monoksidin e karbonit dhe ky është problemi kryesor, duke e bërë individin të bëjë një ndikim të menjëhershëm.
Shenjat klinike që shikojmë tek një pacient është sasia e monoksidit tek hemoglobina. Mund të ketë dhimbje koke dhe shenjat tipike që mund të japë gripi dhe janë shenja që jepen në mënyrë të menjëhershme. Është e pashpjegueshme dhe në moment nuk i japin rëndësi.
Dhe në rast se ekspozimi është i lartë mund të ccojë deri në vdekje, pasi monoksidi i karbonit prek zemrën”, u shpreh ndër të tjera mjekja Suela Xhufi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME MJEKEN TOKSIKOLOGE SUELA XHUFI

