SAKRIFIKOI PËR NIPAT, MBETET NË VARFËRI/ 65-vjeçarja në Yzberisht që jeton pa të ardhura dhe pa kushte minimale

Lirie Shaqiri nuk u martua kurrë për të rritur fëmijët e vëllait, dhe sot ajo jeton e vetme, e sëmurë dhe pa pension. Në një intervistë për Ora News 65-vjeçarja apelon për ndihmë pasi pa pension dhe të ardhura ajo nuk ia del dot të marrë as ilacet që I ka të domosdoshme.

Në këtë dhomë të vogël, të ftohtë dhe që pikon nga tavani, në Yzberisht të Tiranës, jeton e vetme 65-vjeçarja Lirie Shaqiri.

Ajo nuk u martua kurrë. Jeta e saj mori një tjetër drejtim vite më parë, kur bashkëshortja e vëllait ndërroi jetë, duke lënë pas fëmijë të vegjël. Ajo zgjodhi të heqë dorë nga jeta e saj për t’u kujdesur për ta.

E sëmurë dhe pa mundësi për të blerë ilaçet e nevojshme, Liria detyrohet të dalë çdo ditë në rrugë për të mbledhur materiale të riciklueshme, vetëm për të siguruar bukën e gojës.

Ajo tregon se as familjarët e saj nuk janë në gjendje prë ta ndihmuar

Apeli i saj është për ndihmë për të jetuar me dinjitet dhe për të siguruar ilaçet për të përballimin e  sëmundjes.