Princi William nis vizitën e tij të parë zyrtare në Arabinë Saudite

Princi William nis vizitën e tij të parë zyrtare në Arabin Saudite, një udhëtim që përshkruhet si ‘labirint diplomaik’ për pallatin mbretëror britanikdhe qeverinë e Londrës për shkak të kombinimit të interesave strategjike me shqetësimet e thella mbi të drejtat e njëriut dhe rolin e Arabisë Saudite në skenën globale.

Në një moment kur Mbretëria e Bashkuar feston pothuajse një shekull mardhënie me Arabinë Saudite, Princi i Uellsit po sponsorizohet nga qeveria Britanike për një vizitë që shtrihet nga bashkëpunimi ekonomik te sfidat morale dhe politika.

Fokusi zyrtar i vizitës, i plaifikuar nga 9 deri më 11 shkurt, është energji e rinovueshme dhe zhvillimi i të rinjve, tema që pasqyrojnë përpjekjet e Rijadit për të diversifikuar ekonominë jashtë naftës dhe tu shfaqur si një vend modern me zhvillim.

Megjithaë kjo vizitë paraqet një labirint diplomatik për shkak të historisë së gjatë të kritikave ndërkombëtare ndaj regjimit Saudit për cështjet e të drejtave të njeriut dhe rolin e tij në incidentet e mëdha ndërkombëtare.

Arabia Saudite mbetet një monarki absolute me kufizime të theksuara mbi të drejtën e protestës, liritë e grave dhe dënimet për orientimet seksuale, cështje këto që gebtalmanët e diplomacisë dhe avokatët për të drejtat njerëzoree shohin si një sfidë morale.

Një element tjetër që e bënë këtë vizitë diplomatikisht të ndjeshme është fakti që Princi William do të takohet me Korprincin Mohammed bin Salman një figurë që është kontestuar globalisht për shkak të akuzave për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, një cështje që ka hedhur hije mbi mardhëniet perëndimore me Rijadin.

Pallati mbretëror dhe Ministria e Jashtme Bitanike kanë zgjedhur tja besojnë Williamit këtë rolë si një ‘armë e butë diplomatike’ me shpresë për të forcuar lidhjet tregëtare dhe strategjike me një partner kyc në Lindjen e Mesme, pa u përfshirë  hapur në konfliktet morale, një ekuilibër i vështirë diplomatik që e bënë këtë vizitë më komplekse sesa shumica e udhëtimeve zyrtare mbretërore.