FBI publikon dosjen: Epstein financoi organizata të lidhura me ushtrinë izraelite

Dokumente të publikuara nga Federal Bureau of Investigation (FBI) në faqen zyrtare të U.S. Department of Justice tregojnë se Jeffrey Epstein ka financuar organizata të lidhura me ushtrinë dhe projektet e vendbanimeve izraelite.

Sipas analizës së të ardhurave dhe transfertave financiare, Epstein ka dhënë fonde për organizatën Friends of the Israel Defense Forces (FIDF), e cila mbledh donacione për ushtarët dhe veteranët në detyrë aktive të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.

Në faqen e saj zyrtare, FIDF thekson se mbështet programe që synojnë lehtësimin e stresit financiar dhe ekonomik për personelin ushtarak.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se Epstein ka financuar Jewish National Fund (JNF), një nga organizatat më të mëdha të përfshira në projekte ndërtimi dhe zhvillimi të tokës në Izrael dhe territoret palestineze.

Më herët, në vitin 2008, media amerikane raportoi se Epstein kishte vizituar Izraelin dhe kishte zhvilluar takime me figura publike dhe shkencëtarë vendas.

Në dosjet e publikuara përmendet edhe bashkëpunimi i tij me Ehud Barak, ish-kryeministër dhe ish-ministër i Mbrojtjes i Izraelit.

Sipas dokumenteve, të dy kanë qenë të përfshirë në financimin e një startup-i në fushën e sigurisë, i njohur më parë si Reporty Homeland Security dhe i riemërtuar më pas Carbyne.

Në dosje përmenden gjithashtu lidhjet e Epstein me figura të tjera ndërkombëtare, përfshirë biznesmenë dhe drejtues kompanish të mëdha.