VIDEO/ Reshjet e dendura të dëborës në Japoni lënë të paktën 45 viktima dhe më shumë se 500 të lënduar
Reshjet e dendura të dëborës në të gjithë Japoninë që kanë nisur nga 20 janari, kanë lënë të paktën 45 të vdekur dhe 500 të plagosur në të gjithë vendin.
Japonia përgatitet për reshje të dendura dëbore gjatë fundjavës, ndërsa Agjencia e Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive e Japonisë raporton të paktën 45 vdekje dhe mbi 500 lëndime të lidhura me dëborën që nga 20 janari.
Rajoni veriperëndimor i Prefekturës Niigata, regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve me 17 persona dhe mbi 170 të plagosur.
Kushtet e dëborës u panë në qytetin Aomori dhe Wakkanai, me shumë automjete të bllokuara në dëborë.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëron për reshje të mëtejshme të dendura dëbore në rajonet bregdetare perëndimore dhe veriore gjatë fundjavës.
Agjencia u bëri thirrje banorëve vendas të qëndrojnë vigjilentë për ndërprerjet e trafikut dhe të jenë të kujdesshëm ndaj ortekëve në zonat me dëborë të dendur nga Japonia veriore në atë perëndimore.
Paralajmërimi vjen ndërsa Japonia përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme të së dielës./ Euronews.

