“BORDI I PAQES”/ Takimi i parë, më 19 Shkurt. Rindërtimi i Gazës në fokus. Shqipëria dhe Kosova, anëtare
Uashingtoni do të presë më 19 shkurt mbledhjen e parë të të ashtuquajturit “Bordi i Paqes”, i iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump, me fokus qeverisjen dhe rindërtimin e Gazës. Pjesë e bordit janë edhe Shqipëria dhe Kosova
“Bordi i Paqes”, i krijuar dhe drejtuar nga presidenti i SHBA, Donald Trump, ku Shqipëria është vend anëtar themelues, pritet të mblidhet për herë të parë më 19 shkurt në Uashington.
Zyrtarë amerikane dhe anëtarë të bordit kanë konfirmuar për mediet se përgatitjet për mbledhjen e parë të shumëpritur të organizatës së re.
Takimi sipas raportimeve do të mbahet në Institutin Amerikan të Paqes dhe do të përqendrohet te situata në Gaza, qeverisja e përkohshme e territorit dhe rindërtimi pas luftës.
Mbledhja po ashtu parashikohet të shërbejë edhe si konferencë për mbledhje fondesh.
Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ende detaje zyrtare dhe nuk ka publikuar një listë përfundimtare të vendeve pjesëmarrëse, duke theksuar se planet janë ende në zhvillim dhe mund të ndryshojnë.
Aktualisht, Bordi i Paqes numëron 26 vende anëtare, mes të cilave edhe Shqipëria e Kosova, dhe pritet të zgjerohet me shtete të tjera.
Ndërkohë, një ditë para mbledhjes, më 18 shkurt, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të takohet me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Nuk përjashtohet mundësia që ai të marrë pjesë edhe në forumin e Bordit të Paqes, edhe pse Shtëpia e Bardhë, e pyetur nga mediat, nuk ka dhënë asnjë shpjegim.
Ky do të jetë takimi i tij i parë me udhëheqësit arabë dhe myslimanë që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza më 7 tetor 2023.
Bordi i Paqes është ideuar nga Trump si një mekanizëm i ri për zgjidhjen e konflikteve globale, fillimisht me fokus Gazën.
Sipas planit të tij, bordi do të ketë rol në mbikëqyrjen e administrimit të përkohshëm të Gazës dhe në koordinimin e ndihmës ndërkombëtare.
Por iniciativa ka ngjallur debat ndërkombëtar, me disa ekspertë që shprehin shqetësimin se bordi mund të anashkalojë strukturat tradicionale ndërkombëtare, si OKB-ja.

