Krasniqi: Rotacioni politik nuk vjen nga formulat elektorale

Politologu Afrim Krasniqi analizoi sot situatën në të cilën ndodhet opozita shqiptare, me objetivat e veta për rrëzimin e qeverisë.

I ftuar në A2 CNN, Krasniqi u shpreh se duke mos pasur numrat në parlament, opozita duhet të ngrejë zërin përmes alternativave të reja.

Sipas politologut, rotacionet politike në Shqipëri nuk vijnë përmes formulave elektorale, por nga fryma, ndryshimi dhe idetë.

“Ideja është, kur një opozitë nuk i ka numrat në Parlament, duhet të kërkojë alternativa për ta ngritur zërin dhe për të mbrojtur interesin publik. Dhe këto do ishin reformat kryesore. E dyta, të jemi të qartë se duket sikur po jetojmë në një vend ku është dikush një djall dhe një engjëll përballë dhe gjithmonë ndodh e njëjta situatë.

Rotacionet politike në Shqipëri nuk kanë ardhur nga formula elektorale. Rotacionet politike kanë ardhur nga fryma, nga ndryshimi, nga fryma e ndryshimit dhe nga shpresa tek njerëzit që diçka do ndryshojë në Shqipëri.

Dhe nëse nuk kuptohet ky mesazh, çfarë do të thotë frymë, çfarë do të thotë shpresë dhe çfarë do të thotë ndryshim, pastaj të them të drejtën është përgjegjësi e përbashkët që Shqipëria nuk ka rotacion politik dhe nuk ka rotacion te elita politike”,-u shpreh Krasniqi.