THESARI I DËMTUAR I LUVRIT! Kurora e Perandoreshës Eugenie përballet me restaurim të plotë

Kurora historike e Perandoreshës Eugenie, e dëmtuar gjatë grabitjes së Luvrit, po i nënshtrohet një restaurimit të plotë. Diamantet dhe smeraldet mbeten pothuajse të paprekura, ndërsa korniza do të kthehet në gjendjen origjinale. 

Kurora e Perandoreshës Eugénie, thesari i mbijetuar i grabitjes së Luvrit në tetor tw 2025, po i nënshtrohet një procesi të plotë restaurimi.

Ky objekt historik, porositur nga Napoleoni III dhe ekspozuar për herë të parë në Ekspozitën Universale të Parisit në 1855, është dëmtuar rëndë kur hajdutët e nxorën nga Galeria Apollo.

Goditja në tokë shkaktoi shkëputjen e gjysmës së palmetave dhe deformimin e kornizës, megjithëse pothuajse të gjitha diamante dhe smeraldet mbeten të paprekura.

Ekspertët e muzeut theksuan se restaurimi nuk do të kërkojë rindërtim, por riformësim të kornizës dhe stabilizim të elementeve të dëmtuara.

Nga 1,354 diamantet dhe 56 smeraldet e kurorës, vetëm disa gurë të vegjël mungojnë, ndërsa pjesa tjetër është ruajtur, duke mundësuar një restaurim të besueshëm në gjendjen e saj origjinale.

Luvri ka ftuar shtëpi të njohura bizhuterie, për të paraqitur oferta për restaurimin e kurorës.

Ky proces synon të rikthejë lavdinë e mëparshme të një prej xhevahireve më të shquara historike franceze, duke ruajtur një simbol të pushtetit dhe elegancës perandorake për vizitorët e Luvrit.