Banorët e Rrjollit protestojnë para SPAK kundër resortit turistik: Jam këtu për të mbrojtur pronësinë time
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2026, 10:31
Pas disa ditësh protestë në zonën e tyre, banorët e Rrjolit në Velipojë kanë protestuar edhe sot në lidhje me projektin për ndërtimin e një resorti luksoz në zonë.
Ata janë vendosur përpara Prokurorisë së Posaçme ku kundërshtojnë projektin.
60 familje kërkojnë ndaljen e punimeve, ndërsa ditën e djeshme ata kanë deklaruar se leja e ndërtimit është firmosur nga zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
