Burg pa gjyq, Hoxha: Si po e përdor drejtësia shqiptare paraburgimin si mjet ndëshkimi
Shqipëria përballet me një paradoks të thellë ligjor dhe social: ndërkohë që diskursi publik dhe shqetësimet rriten për nivelin e lartë të paraburgimeve, ndryshimet e fundit në Kodin Penal po ashpërsojnë dënimet dhe po zgjerojnë listën e veprave penale, duke rritur potencialisht numrin e personave pas hekurave pa një vendim gjyqësor të formës së prerë.
Ky realitet u analizua në "Ora News" nga avokati Arbër Hoxha, i cili e cilësoi situatën si një "paradoks historik dhe i vazhdueshëm prej më shumë se tre dekadash".
"Jo vetëm që jemi në kuadër të një paradoksi, por është një paradoks historik dhe i vazhdueshëm pothuajse më shumë se prej tre dekadash.
Që me krijimin e Kodit të ri Penal në vitin 1994 dhe Kodin e Procedurës Penale, sigurisht që masat shtrënguese që kishin të bënin përkatësisht me masat dhe llojet e dënimit për vepra penale, në referencë, nëse do ta krahasojmë me Kodin Penal komunist, ishte e çuditshme por u ashpërsuan.
Dhe kjo patjetër që solli një numër të madh të të paraburgosurve më shumë se të dënuarve. Dhe pothuajse prej tre dekadash e gjysëm gati, kemi këtë problem që numri i të paraburgosurve është më i madh se numri i të dënuarve.
Kjo vjen për disa arsye.
Së pari nga mentaliteti dhe ish-reminishencat e ish të shkuarës komuniste dhe fatkeqësisht, ndonëse brezi i ri, të cilët janë 28 apo 29 vjeç dhe janë lindur pas viteve '94, pra pasi ka hyrë në fuqi Kodi Penal dhe janë aktualisht magjistratë, gjyqtarë dhe prokurorë, formohen nga njerëz të cilët kanë qenë në ish komunistë dhe pavarësisht se komunizmi ka rënë, komunistët kanë ngelur.
Dhe Shkolla e Magjistraturës prodhon gjyqtarë të cilët ende dhe sot, pavarësisht se janë në moshë tepër të re, kanë të vetmen masë sigurie arrest në burg.
Tani për t'iu kthyer pyetjes tuaj. Patjetër që së pari është çështje ligji, dhe Kodi Penal dhe ashpërsimi i dënimeve, sigurisht që do të sjellë një numër të paraburgosurve më të madh se numri i të dënuarve, por jo vetëm.
Së pari, patjetër që është çështje ligji, por është dhe çështje mentaliteti, është dhe çështje të funksionuarit të një legjislacioni të posaçëm.
Shumë pak kush në Shqipëri e di që ne kemi një ligj të posaçëm për mbikqyrjen elektronike dhe supozohet që në Ministrinë e Drejtësisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, duhet të ketë një drejtori të posaçme, të cilët bëjnë mbikqyrjen e personave të cilët janë me arrest shtëpie dhe mbikqyrja elektronike, pra ka byzylyk elektronik.
Falë ndihmës së USAID-it dhe Bashkimit Europian, u harxhuan më shumë se 12 milionë euro për të blerë këto byzylykë elektronik, për të ngritur sallat dhe gjithë të tjerat, dhe sot dhe kësaj dite, pas 10 vjetëve, ne nuk di kush na thotë që a kemi një sallë që bën mbikqyrjen elektronike, ku shkuan byzylykët elektronikë, ku shkuan fondet e mbikqyrjes elektronike dhe mbikqyrja elektronike, të paktën ju garantoj për ça, për ça merrem me atë pjesë, do të zgjidhte një pjesë të problematikës lidhur drejtpërsëdrejti me masat e sigurimit arrest me burg.
Pra janë disa vepra penale për të cilat fare mirë mund të ndiqen në arrest shtëpie dhe fare mirë mund të, nëse do të funksiononte ligji për mbikqyrjen elektronike, do të ulej në mënyrë të konsiderueshme, të paktën në këndvështrimin tim, numri i masave të sigurimit arrest me burg.
Dhe patjetër që kemi një polici dhe një policim, i cili është i dobët, sistemi i adresave është skandaloz, janë harxhuar me dhjetëra herë fonde, qoftë ndërkombëtare, qoftë shqiptare për sistemin e adresave dhe kur gjyqtari do që ta lerë arrest shtëpie dikë, do që ta lerë sepse i plotëson standartet ligjore, fillojnë adresat e çuditshme përballë kishës te rruga e Kavajës, pallati i kuq, shkalla e tetë, dhe apo përballë xhamisë dhe gjithë të tjerat, dhe sigurisht që të gjitha këto janë të lidhura së bashku që e bëjnë numrin e të paraburgosurve më të madh se numrin e të dënuarve.
Policimi në komunitet është pothuajse inekzistent, specialisti i policisë së zonës për shkak të zonave të cilat në Tiranë apo në ambiente të tjera urbane janë tepër heterogjene, nuk i, nuk i njeh dhe kjo bën që edhe për masa, edhe për masa shumë të ulëta dënimi, siç janë, mund të jenë dhuna në familje, shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat janë vepra që dënohen me gjobë ose me burg deri në tre vjet, prokuroria dhe gjykata të aplikojë masat e sigurimit arrest.
Pra ka një kontradiktë të realitetit midis asaj që pretendohet, diskut publik dhe Kodit Penal, por nuk është i vetmi Kod Penal ai që ndikon në masat e sigurimit arrest me burg.
Për mua është më tepër çështje mundësie sesa çështje ligji.
Është çështje mundësie së pari për shkak se fatkeqësisht gjyqtarët dhe prokurorët e Shkollës së Magjistraturës mësohen që në bankat e shkollës dhe ndëshkohen, po jua garantoj unë, ndëshkohen atëherë në provime kur për raste të caktuara kërkojnë që t'i japin pezullimin e ekzekutimit me burgim apo dënime të tjera alternative, si njerëz të papërshtatshëm për sistemin.
Dhe patjetër që është çështje ligji. Kodi Penal ashpërson dënimet, por në fund fare, nëse do të zbatohet Kodi i Procedurës Penale, masa e sigurimit arrest me burg duhet të jetë e fundit që jepet, ndërkohë që, pra duhet të jetë përjashtimi.
Ndërkohë që, fatkeqësisht, prokuroria dhe gjykata më pas shqiptare e ka kthyer përjashtimin në rregull.
Ka më shumë se tre dekada që paraburgimi është ndëshkim. Madje ndonjëherë gjykatat shqiptare, për shkak të kohës së gjatë të paraburgimit, kryejnë padrejtësi.
Pra nëse do t'i jepte një vit burgim me gjykim të shkurtuar, tetë muaj burgim, për shkak se ka kryer 15 apo 16 muaj paraburgim, është e detyruar që t'i japë tre vite burgim, pra trefishin e asaj që realisht meriton i pandehuri, për shkak të justifikimit, pra duhet justifikuar koha e paraburgimit.
Ose kur ka caktuar masë sigurimi arrest në burg dhe nuk ka asnjë të dhënë për ta marrë si të pandehur, nuk i pushon çështjen, po e çon te vepra penale e moskallëzimit të krimit për të justifikuar kohën e paraburgimit. Pra, paraburgimi ka dekada që është mjet ndëshkimi dhe ndonjëherë është dhe mjet padrejtësie në fund të, në fund të procesit gjyqësor", u shpreh Hoxha.

