PAMJET/ Sherr i madh pranë "Ekonomikut" në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2026, 20:34
Një përplasje fizike mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Fakultetit të Ekonomikut në kryeqytet.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, ndërsa pamjet e shpërndara tregojnë momentet kur të rinjtë konfliktohen me njëri-tjetrin.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e këtij sherri, ndërsa policia pritet të hetojë rrethanat e ngjarjes.
