I pret rrugën ish-bashkëshortes dhe i thyen xhamin e makinës, përfundon në pranga 48-vjeçari nga Laçi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2026, 19:35
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, vunë në pranga, në Tiranë, shtetasin I. Ll., 48 vjeç, banues në Laç.
Kjo pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte, i ka bllokuar lëvizjen, në aksin rrugor “Laç-Patok”, automjetit që drejtonte ish-bashkëshortja e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Nga kjo, automjetet janë përplasur dhe si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.
Më pas, 48-vjeçari, dyshohet se ka thyer me mjet të fortë, xhamin e automjetit që drejtonte shtetasja.
